Apelon IKSHPK: Kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të Covid-19, lani duart dhe mbani distancën NULL NULL 14.05.2020 12:02 14.05.2020 12:02 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë një apel të ri tek qytetarët që t’ju përmbahen masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 meqë virusi akoma gjendet në mesin tonë. Sipas IKSHPK, qytetarët duhet të ndjekin me doemos udhëzimet për distancën fizike si dhe mbajtjen e maskave, duke përsëritur që pastrimi i duarve me kujdes nga 20 deri në 30 sekonda është i domosdoshëm, njofton Klan Kosova. ”Të nderuar qytetarë! Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes 20-30 sekonda! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim. Ju faleminderit për mirëkuptim!” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.