Apeli zgjedh Makifete Saliukën si anëtare të KGJK-së NULL NULL 10/08/2015 10/08/2015 Gjykata e Apelit gjatë takimit të kolegjiumit të gjyqtarëve të mbajtur më 5 gusht ka bërë përzgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me ç`rast anëtare e saj është zgjedhur gjyqtarja Makifete Saliuka. Siç bën të ditur Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes një kumtese për media në këtë proces zgjedhor kanë marrë pjesë dy kandidate të cilat janë nomimuar nga radhet e gjyqtarëve të Apelit. Ndërsa, mandati i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është 5 vjeçar, transmeton Klan Kosova.