Apeli rrëzon padinë e MSh-së ndaj OShP-së për tenderin e insulinave, Vitia s’është në dijeni për vendimin (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 23.02.2023 20:28 nga Arbreshë Uka 23.02.2023 20:28 Gjykata e Apelit dy javë më parë e konfirmoi verdiktin e shkallës së parë, duke e rrëzuar kështu padinë e Ministrisë së Shëndetësisë ndaj Organit Shqyrtues të Prokurimit sa i përket një vendimi të kësaj të fundit lidhur me procesin e tenderit të insulinave. Shkalla e dytë, ankesën e Ministrisë së Shëndetësisë e vlerësoj të pabazuar. E, saga e blerjes së këtyre barnave esenciale ka nisur qysh në vitin 2020 duke mos marr ende epilog, edhe pas ankesave të njëpasnjëshme te dy operatorëve ekonomik që janë në garë për këtë tender, anise me çmim dallojnë. Hulumtuesi dhe monitoruesi i prokurimit publik nga AVONET, Kenan Gashi shpjegoi se vendimi i OShP-së ka kërkuar nga Autoriteti Kontraktues, gjegjësisht nga Ministria e Shëndetësie ta rivlerësojë këtë aktivitet të prokurimit dhe jo ta anulojë atë, teksa MSh-ja pikërisht për këtë vendim edhe e ka paditur OShP-në, duke kërkuar anulimin e saj. Gashi si monitorues thotë se nuk di ndonjë rast kur një institucion nuk i ka përfillur vendimet e gjykatës së tenderëve dhe këtë aktivitet të prokurimit e konsideron si më të dalluarin deri më tani. Megjithatë, ministri Arben Vitia nuk është në dijeni për vendimin gjyqësor për dikasterin të cilin udhëheq, të paktën kështu deklaroi në një paraqitje për media të martën . Vlera e tenderit për insulina është 7 milionë euro me kontratë dy vjeçare. MSh-ja veç herën e parë ka shpallur fitues operatorin me çmimin më të lirë, ku pas ankesave dhe ndryshimit të një UA, MSh-ja përzgjedhjen e ka kaluar tek operatori tjetër më i shtrenjtë për 400 mijë euro. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months