Apeli lë në fuqi vendimin me burgim të përjetshëm për Laert Haxhiun, autorin e “masakrës së Lushnjës” NULL NULL 13.11.2024 14:35 13.11.2024 14:35 Foto: A2 CNN Apeli i Gjykatës së Posaçme në Shqipëri ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiun. Haxhiu ishte shpallur fajtor për atë që njihet si “masakra e Lushnjës”, e cila përfundoi me vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës, si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut. Në seancën e zhvilluar, avokati mbrojtës i Haxhiut, Detar Hysi, kërkoi prishjen e vendimit të shkallës së parë dhe rigjykimin e çështjes me një trup gjykues të ri, duke insistuar se klienti i tij ishte i pafajshëm. Nga ana tjetër, prokurori Altin Dumani mbështeti vendimin e shkallës së parë dhe kërkoi lënien në fuqi të dënimit me burg përjetshëm, duke theksuar se provat ishin të mjaftueshme për të dënuar Haxhiun. Ai po ashtu bëri të qartë se ekzistenca e një grupi kriminal të strukturuar ishte provuar, dhe se vrasjet ishin kryer si pasojë e një konflikti mes Haxhiut dhe kundërshtarit të tij, Xhuljo Shkurti. Sipas SPAK shënjestër e “masakrës së Lushnjës” ishte nipi i Aldo Bares, Xhuljo Shkurti që i shpëtoi plumbave. Më herët për të njëjtën ngjerje janë dënuar me burg për jetë edhe Anterio Kaloshi e Orges Bilbili, dy bashkëpunetorët e ngushtë të Haxhiut. Laert Haxhiu rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale. Ai është dënuar me 19 vite burg nga gjykata e Lushnjës për një tjetër atentat ku u plagosën disa persona dhe sërish objektivi i sulmit ishte Xhulio Shkurti. Po kështu, emri i Laert Haxhiut doli nga dëshmia e Artan Tafanit, që tregoi se grupi i Haxhiut ka organizuar disa vrasje dhe disa ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Në fund, GJKKO vendosi të lërë në fuqi dënimin me burg të përjetshëm për Laert Haxhiin, duke konfirmuar se provat ishin të mjaftueshme për të vërtetuar fajesinë e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025