Apelet në PZAP, anulohen fletëvotimet që i përkasin Romani Iniciativa NULL NULL 08.03.2021 13:08 08.03.2021 13:08 Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka njoftuar se pranohen pjesërisht të bazuara apelet e paraqitura nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK). Sipas PZAP, anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa, njofton Klan Kosova. “PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021”. “PRANOHEN pjesërisht te bazuara apelet Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa”. “Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”. Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të PZAP: Njoftim për vendimmarrjen e PZAP-it lidhur me apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të mbajtura me datën 14 shkurt 2021. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6, 7 dhe 8 mars 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 210 apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Paneli lidhur me apelet e paraqitura ka vendosur si në vijim: Pranohen pjesërisht të bazuara 5 apele: PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021. PRANOHEN pjesërisht te bazuara apelet Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Paneli ka aprovuar të bazuara 16 apele, Paneli ka aprovuar pjesërisht të bazuara 9 apele, Paneli ka refuzuar të pabazuara 177 apele. Ka hedhur te parregullta 2 apele dhe Ka hedhur te pasafatshme 1 apel. Vendimet lidhur me apelet e paraqitura kundër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve janë të publikuara në faqen zyrtare të PZAP nga numri Anr. 564/2021 deri në numrin Anr. 773/2021 dhe të gjitha janë të qasshme për publikun. Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve në PZAP do të njoftohen me kohë me vendimet lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër këtyre vendimeve palët e pakënaqura mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 46 minuta më parë