20:00, 23 Qershor 2019

Anxhela Peristeri është padyshim një ndër vokalet më mirë dhe më të suksesshme në vendin tonë. Megjithatë, rruga deri te “fama” që ajo ka sot, nuk ka qenë aq e lehtë.

Anxhela ishte sot e ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel dhe ndër të tjera ka kujtuar edhe fillimet e saj në botën e artit.

Këngëtarja ka rrëfyer se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për të qenë pjesë e televizionit, duke zbuluar se madje “prova” e saj e parë ka qenë si spikere lajmesh, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova.

“Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s’mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”- ka treguar këngëtarja me sinqeritet.

Anxhela ka treguar gjithashtu se në fillimet e karrierës së saj, këngët që ajo këndonte në festivalet e fëmijëve i dedikoheshin Zotit dhe që nga ajo kohë nuk i janë ndarë asnjëherë çmimet e para.

Konkurs Pune

Lexo më shumë