Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet mbledhja e dy qeverive

NULL NULL
13.06.2023 18:52

Anulohet mbledhja e dy qeverive

Mbledhja mes dy qeverive, të Kosovës dhe të Shqipërisë, e planifikuar për të mërkurën e 14 qershorit në Gjakovë, duket se është anuluar.

Burime të Klan Kosovës nga Tirana kanë thënë se nuk e kanë në plan që të udhëtojnë për në Prishtinë për këtë mbledhje.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje në qeverinë e Kosovës për këtë çështje, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS


19:37 – Rama: Mbledhja e dy qeverive nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka bërë të ditur se është anuluar mbledhja e dy qeverive, e cila ishte paraparë të mbahet nesër.

“Ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”, deklaroi Rama.


19:24 – Qeveria e Kosovës: Mbledhja e qeverive nuk është anuluar

kurti rama

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka thënë se mbledhja mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri, nuk është anuluar.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, ai tha se gjithçka është gati në Gjakovë për këtë mbledhje.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe si uvertyrë për mbledhjen e nesërme”.

“Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, deklaroi Kryeziu.

Klan Kosova pak më parë raportoi se kjo mbledhje është anuluar, duke u thirrur në burime brenda qeverisë në Tiranë.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, në orën 19:30, do të mbajë një konferencë për media. Nuk dihet nëse kjo çështje do të jetë tema. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.