Anulohet konkursi, “Foleja” pa “mësuese” (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet konkursi, “Foleja” pa “mësuese” (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 13.01.2023 20:24

Pas raportimit nga televizioni për dyshimet në parregullësi, është anuluar konkursi për tetë edukatore në kopshtin “Foleja” në Vushtrri.

Komisioni për Ankesa ka gjetur se nuk është përfillur udhëzimi administrativ adekuat.

Në lidhje me këtë problem është ankuar edhe një prej aplikuesëve, ankesë e cila edhe u bë shkas për anulim.

Por, vetë ankuesja që nuk deshi që publikisht t’i zbulohet identiteti, mirëpo kundërshton anulimin, meqë sipas saj do të duhej të hiqeshin nga të pranuarat, ato që nuk kanë plotësuar kriteret, e të zëvendësohen me adekuatet, andaj paralajmëron padi.

Në organet e rendit do shkojë padi edhe nga ana e opozitës, të cilët patën reaguar me t’u shpallur rezultatet.

Lëvizja Vetëvendosje, pati akuzuar edhe kryetarin e komunës, Ferit Idrizi, për ndikim, gjë të cilën për Klanin e pati mohuar i pari i komunës.

Reagime ka pasur edhe nga ana e Lidhjes Demokratike të Kosovës, teksa konkursi i ri për këto pozita pritet të hapet javën tjetër.