Anulohet gara në mes të Poterës dhe Kosovës NULL NULL 16.02.2020 13:38 16.02.2020 13:38 Është anuluar gara me makina e cila ishte paraparë që të mbahej sot në pistën e vjetër të Aeroportit Adem Jashari. Këti pritej të përballeshin garuesi nga Kosova, Skender Potera dhe ai nga Shqipëria, Elvis Kosova – njëri me Audi S2 e tjetri me Nissan GTR, respektivisht. Gara ishte organizuar nga vetë shoferët, mirëpo këta të fundit nuk kishin marrë leje nga autoritetet e sigurisë. Kjo u bë shkak edhe për anulimin e saj, pasi në mungesë të lejes policia nuk lejoi mbajtjen e këtij organizimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Alves i kthehet vesit të vjetër, feston lirinë me miqtë deri në mëngjes në vilën e tij 1 orë më parë