Anulohet edicioni i festivalit “Anadrinia Jehon 2020” - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulohet edicioni i festivalit “Anadrinia Jehon 2020”

NULL NULL
17/04/2020

Anulohet edicioni i 19-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon 2020”, i cili është planifikuar të mbahet më 11,12 dhe 13 maj në fshatin Dejnë.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit, në bashkëkoordinim me Këshillin Organizativ të formuar nga kryetari dhe Këshillin e fshatit Dejnë, njofton të gjithë qytetarët dhe të gjitha grupet artistike nga mbarë trevat shqiptare dhe diaspora, se ky aktivitet kulturor detyrohet të shtyhet deri në një kohë të pa caktuar, derisa të krijohen kushtet optimale për mbajtje të tij.

“Anulimi i këtij festivali mjaft të rëndësishëm për Komunën e Rahovecit, ka ardhur si shkak i situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19”.

“Shpresojmë dhe besojmë që së shpejti do të jehojë kënga dhe vallja së në skenën e Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon “ me të gjitha karakteristikat e tij të veçanta që ka” .

“Mirënjohje dhe mirëkuptim për të gjitha ansambletë, shoqëritë kulturore artistike, grupet e rapsodëve dhe publikun pjesëmarrës”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.