Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, Suma: Vendim i drejtë, i bazuar në ankesën tonë NULL NULL 21.10.2021 17:59 21.10.2021 17:59 Kryetari i tanishëm i Hanit të Elezit, njëherësh edhe kandidat për kryetar në zgjedhjet e 17 tetorit, Rufki Suma, e ka quajtur si vendim të drejt anulimin e zgjedhjeve në këtë qytet nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se kishte dëshmi të cilat kanë treguar sipas tij realitetin që ishte në ditën e zgjedhjeve. “Një vendim i drejtë i bazuar në deklaratën tonë ose ankesën tonë që është vërtetuar edhe nga vet kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës që e pranon se i ka vizituar në ditën e zgjedhjeve të gjitha vendvotimet, kjo është në kundërshtim me ligjet në fuqi”. Suma theksoi se ka pasur shitblerje të votave nga PDK-ja në Han të Elezit. “Ka pasur dëshmi dhe deklarata të individëve për shitblerje të votave, ju e dini se tek ne pasi të përfundon procesi i votimit fillojnë njerëzit edhe të tregojnë vet. Ka pasur edhe dëshmi të faktuara dhe këto është ditur se vetëm i ka PZAP”. “Ka pasur persona që kanë ardhur tek unë që kanë treguar se e kanë shitur votën e tyre, por ka edhe persona të tjerë që kanë publikuar informacione të tilla në mjetet e informimit. Ka variante dhe deklarata të ndryshme flitet që ka shitje të shtatë apo tetë votave për 100 euro. Ankesa e jonë konkret ka qenë për PDK-në”,ka thënë Suma. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024