Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, Suma më 18 tetor deklaroi se kishte presione

Anulohen zgjedhjet në Han të Elezit, Suma më 18 tetor deklaroi se kishte presione

NULL NULL
2 months më parë

Kryetari i tanishëm i Hanit të Elezit, Rufki Suma, një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 17 tetorit kishte deklaruar se ka pasur presione tek qytetarët për këtë proces elektoral.

“Do të respektojmë vendimin e qytetarëve zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike edhe përkundër asaj që ka pasur presione si dhe ka pasur ndoshta edhe presione të tjera”, kishte thënë Suma në një intervistë për Klan Kosovën.

Suma ka parashtruar ankesë për rinumërim të votave në këtë qytet ku Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka dhënë të drejtë atij, duke dalë me një vendim për anulim të zgjedhjeve atje, njofton Klankosova.tv.

Për ta parë intervistën e plotë të Sumës klikoni KËTU