Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anulimi i festivalit “Mirëdita, dobar dan”, Zyra e BE-së në Serbi: Zhgënjyese – pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për normalizim

NULL NULL
27.06.2024 23:16
Flamuri i BE-së.

Zyra e Bashkimit Evropian në Serbi është shprehur e zhgënjyer me anulimin e festivalit “Mirëdita, dobar dan”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian e që zhvillohet që nga viti 2014.

Sipas Zyrës së BE-së në Serbi, ky festival është pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë.

“Zhgënjyese kur mësuam se festivali “Mirëdita, dobar dan” i financuar nga BE-ja, që zhvillohet që nga viti 2014, u ndalua sot. Kjo iniciativë e lavdërueshme e organizatave të shoqërisë civile ndërton ura ndërmjet popujve dhe është një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të normalizimit Beograd-Prishtinë”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Për anulimin e festivalit ka njoftuar ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se ministria e tij, ka lëshuar urdhër ndalimi për këtë festival, për “shkak të rrezikut të sigurisë së njerëzve, pronave dhe rrezikut të prishjes së rendit e qetësisë publike”.

Serbia anulon mbajtjen e “Mirëdita, dobar dan”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.