Lajmet e fundit

Maturantët e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë janë përballur me një vendim të papritur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, e cila ka anuluar ekskursionin e tyre drejt Shqipërisë vetëm pak orë para nisjes.
Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, në një lidhje të drejtpërdrejtë raportoi se ky vendim ka shkaktuar mbledhje urgjente në ambientet e shkollës.
Ka më shumë se dy orë që drejtoresha e shkollës bashkë me këshillin drejtues, këshillin e klasave të 12-ta, po ashtu edhe me kryetarin dhe anëtarët të cilët bënë përzgjedhjen e operatorit ekonomik, janë duke diskutuar vendimin që e morën gati një orë pasi u krye orari i punës nga Drejtoria Komunale e Arsimit. Në të thuhet se është anuluar krejt ekskursioni që do të bëhej nesër në orën 06:30 për krejt nxënësit dhe maturantët e shkollës së mjekësisë këtu në Mitrovicë“, tha Tahiri.
Sipas gazetarit, shkresa e ardhur nga Komuna nuk jep sqarime të hollësishme për anulimin e menjëhershëm:
Tahiri theksoi gjithashtu një mospërputhje kohore procedurale lidhur me këtë shkresë.
Vendimi ka ngjallur reagime të madhe te nxënësit, të cilët tashmë i kishin kryer të gjitha pagesat financiare për këtë aktivitet.
Gazetari Tahiri njoftoi se në shkollë po pritet edhe ardhja e Këshillit të Prindërve në përpjekje për të gjetur një rrugëdalje, ndërsa theksoi edhe diferencimin që është bërë mes dy shkollave të qytetit.