Antwerp me korsi për të shkruar mesazhe - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Antwerp me korsi për të shkruar mesazhe

NULL NULL
14/06/2015

Të gjithë ata që dërgojnë mesazhe duke ecur, do të kenë një rrugë të veçantë në qytetin Antwerp në Belgjikë e njohur, si “korsia për të shkruar mesazhe”.

Nuk kanë qenë të paktë aksidentet që janë shënuar, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Inisiativa që disa do ta quanin marifet reklame i atribuohet dyqanit MLAB të smartfonëve, që ndodhet në Antwerp. Besohet se në botë, ka më shumë celularë se njerëz, transmeton Klan.

Shifrat e publikuara nga operatorët e telefonave celulare, apo kompani të ndryshme tregojnë se ka 7.5 miliardë celularë në botë, krahasuar me 7.2 miliardë që llogaritet popullësia e botës, sipas Byrosë së Censusit në Shtetet e Bashkuara.

Zëdhënësi i MLAB tha se “shumë persona të përqendruar tek mesazhet, apo Whatsapp nuk i kushtojnë vemendjen çfarë ndodh përreth, por vetëm asaj që shfaqet në ekranin e celularit. Kjo shkakton përplasje me këmbësoret e tjerë, madje mund të rrezikojë edhe jetën”.

Megjithëse “korsitë për të shkruar mesazhe” janë të përkohshme, shumë zyrtarë mendojnë se në të ardhmen mund të bëhen të përhershme. / klankosova.tv