Lajmet e fundit

Ka përfunduar gara e Formula 1 për Çmimin e Madh të Spanjës, e cila këtë fundjavë u zhvillua në Madrid.
Fitues doli piloti i Mercedesit, Kimi Antonelli, duke siguruar një triumf të rëndësishëm në garën për titullin kampion në vitin 2026.
Në vendin e dytë u rendit piloti i Red Bullit, Max Verstappen, ndërsa podiumi u kompletua nga Lando Norris i McLarenit, transmeton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Antonelli ka bërë një hap të madh drejt titullit të kampionit të botës.