Anton Quni falënderon Adelina Ismailin që e mbështeti LDK-në gjatë fushatës zgjedhore NULL NULL 1 vit më parë 1 vit më parë Kandidati për deputet nga LDK-ja, Anton Quni, ka shprehur mirënjohje për këngëtaren e njohur Adelina Ismaili për mbështetjen që i ka dhënë kësaj partie gjatë fushatës zgjedhore. Quni, që është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren, e ka postuar një fotografi me Adelina Ismailin dhe bashkëshortin e saj Valin duke pirë kafe në ‘Prizren, ma t’bukurin vend’. “Me Adelinen e Valin, n’Prizren ma t’bukurin ven’, një kafe dhe mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe gjatë fushatës zgjedhore të LDK’. Është besimi në vlerat e përbashkëta, ai që përbën themelin e miqësisë sonë të përhershme. Faleminderit ✌”, ka shkruar Quni në Facebook. Adelina Ismaili, që njihet edhe si diva e estradës shqiptare, ka kënduar në disa nga tubimet elektorale të LDK-së në qytetet e ndryshme të Kosovës duke e shprehur kështu mbështetjen e saj për LDK-në. Dhe, sa herë që Adelina Ismaili ka kënduar në një tubim të LDK-së, natyrisht se e ka kënduar këngën e saj ikonike “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”. Ajo, prej kur ishte gjallë presidenti Ibrahim Rugova, e kishte shprehur publikisht përkrahjen e saj për LDK-në. Së fundmi, ajo – po publikisht – e ka shprehur mbështetjen e saj për kandidaten e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanin.