Antidroga aksion në rajonin e Prishtinës, 5 të arrestuar – sekuestrohet rreth 1 kg heroinë e kokainë NULL NULL 25.06.2025 10:48 25.06.2025 10:48 Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Policinë e Kosovës ka zhvilluar aksion policor në rajonin e Prishtinës, të koduar si ‘Driver’ që rezultoi me pesë të arrestuar dhe sekuestrimin e rreth 1 kg Fillimisht, Sektori Qendror për Hetimin e Narkotikeve (SQHN) në Prishtinë, ka kapur dy persona të dyshuar për përfshirje ne veprimtari të kundërligjshme të shitblerjes së substancave narkotike. Policia ka realizuar bastisje në tri lokacione, një në fshatin Dumosh të Podujevës, në Podujevë dhe një në Prishtinë, ku janë sekuestruar: – 810.5 gr substance e dyshuar e llojit heroinë, – 137 gr substance e dyshuar e llojit kokainë, – 9 gr substance e dyshuar e llojit marihuanë, – një peshore, – dy vetura, – dy telefona mobil, – para te gatshme 895 euro dhe 50 frang zvicerane Dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë. Po ashtu, njësitë relevante policore kanë realizuar edhe një operacion ku kanë arrestuar tre të dyshuar për veprën e njëjtë, me ç’rast janë sekuestruar: – 12.1 gramë substancë qw dyshohet tw jetw narkotike e llojit marihuanë, – një peshore për matjen e substancave narkotike, – katër telefona mobil, – para të gatshme 190 euro. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar edhe ndaj dy të tjerëve masën e ndalimit policor, ndërsa i treti është liruar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 15 orë më parë