Antibiotikët alternativ nga penicilina gjatë shtatzënisë problematik për foshnjat NULL NULL 20.02.2020 22:00 20.02.2020 22:00 Antibiotikët e zakonshëm që konsumohen gjatë shtatëzanisë rrisin rrezikun për defekte të lindjes tek foshnjat, sugjeron një studim. Studimi gjeti se makrolidet – një grup i antibiotikëve që zakonisht përdoren për të trajtuar infeksionet e gjoksit dhe traktit urinar – rrisin ndjeshëm shanset e çrregullimeve të zemrës, organeve gjenitale dhe trurit. Ndërsa shumica e antibiotikëve, siç është penicilina, janë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë, studimi ngre shqetësime të reja për grupin e makrolideve, i cili përfshin antibiotikë të zakonshëm si eritromicina, klaritromicina dhe azitromicina. Këto trajtime u janë dhënë rreth tre përqind të grave shtatzëna në Britani gjatë 26 vjetëve të fundit, sipas studimit të realizuar nga University College London. Një total prej 31 përqind e nënave marrin antibiotikë gjatë shtatëzanisë, me 21 përqind që përdorin penicilinë. Por makrolidet janë ndër më të shpeshtat e përshkruara për shumë gra që janë alergjike ndaj penicilinës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025