15:31, 16 Janar 2020

Klubi i Basketbollit Prishtina ka nënshkruar me fundorin amerikan me përvojë të madhe Anthony Goods.

Lojtari në fjalë ishte pjesë e G-League me Santa Cruz Warriors ku kishte mesatare prej 18pikëve, transmeton Klan Kosova.

Goods 191 centimetra i gjatë, ishte pjesë e Superligës Izraelite për një kohë të gjatë në top ekipet vendase.

Pastaj karrierën e vazhdoj në Ukrainë, Itali, Poloni e pastaj në Francë ku së fundi ishte pjesë e ekipit Nancy me një mesatare prej 13 pikësh për ndeshje.

Anthony Goods me një efikasitet të lartë dhe eksperiencë do të jetë ndihmesë e madhe për klubin.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë