Lajmet e fundit
Zjarrfikësit e Prishtinës këtë muaj janë ballafaquar me jo pak vatra zjarri.
Shumë prej tyre thonë se u shkaktuan nga pakujdesia njerëzore ndaj bënë thirrje për kujdes e vetëdijesim, raporton Klan Kosova.
Për shkaktarët e zjarreve, rregullorja komunale parasheh edhe ndëshkime. Por, në shumicën e rasteve, autorët mbeten të paidentifikuar.
Komunarët thonë se kanë organizuar edhe fushata vetëdijësuese, por pranojnë se mesazhi ende nuk ka arritur te të gjithë qytetarët.
Për më shumë detaje, ndiqeni kronikën e mëposhtme: