Shumica e të anketuarve nga Shqipëria dhe Kosova thonë se marrëveshjet mes dy vendeve s’ndikojnë në jetën e tyre

Shumica e të anketuarve nga Shqipëria dhe Kosova thonë se marrëveshjet mes dy vendeve s’ndikojnë në jetën e tyre

NULL NULL
5 days më parë

Gjatë muajit tetor 2021, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) dhe Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) kanë kryer një hulumtim të gjerë me 1 mijë qytetarë në Shqipëri dhe 950 qytetarë në Kosovë për të matur qëndrimet e tyre sa i përket marrëdhënieve mes dy qeverive dhe qytetarëve.

Në pyetjen se sa kanë ndikuar marrëveshjet e qeverive në jetën e qytetarëve, numër më i madh i anketuesve kanë thënë se ato s’kanë pasur fare ndikim në jetën e tyre të përditshme ku 61.7 për qind e të anketuarve nga Shqipëria u përgjigjën se s’kanë ndikim, ndërsa 26.53 për qind e anketuesve nga Kosova thanë se marrëveshjet e arritura deri më tani janë pa ndikim në jetën e tyre të përditshme.

29.8 për qind e të anketuarve nga Kosova thanë se nuk kanë informacione për marrëveshje, kurse me vetëm një për qind më pak të njëjtën përgjigje dhanë të anketuarit nga Shqipëria.

Në pyetjen rreth marrëdhënieve Kosovë – Shqipëri në vitin e kaluar, anketuesit përgjigjen më të madhe e dhanë se ato kanë mbetur njësoj.

45.6 për qind e të anketuarve nga Shqipëria thanë se marrëdhëniet mes dy vendeve janë njësoj, ndërsa 31 për qind e anketuesve nga Kosova u pajtuan se marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë vazhdojnë të jenë të njëjta.

Kosovarët janë ata që mendojnë se marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri janë përkeqësuar vitin e fundit më 18 për qind, ndërsa nga Shqipëria njëjtë mendojnë 11.3 për qind.