Anita i reagon ashpër Vedatit: Urdhëro dhe dil nga shtëpia në momentin që s’ndihesh i barabartë (VIDEO) NULL NULL 24.02.2023 23:31 24.02.2023 23:31 Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova, Vedati ka bërë një deklaratë të fortë, ndërsa ka thënë “se ndoshta banorët e tjerë nuk janë të nivelit të tij”. Lidhur me këtë nga studioja ka ndërhyrë, opinionistja e spektaklit, Anita Muçaj – Haradinaj, derisa i ka propozuar Vedatit që të dalë me vetdëshirë nga shtëpia, në qoftë se “nuk ndihet i barabartë me të tjerët”. “Shtëpia e ka një derë, në ditën që nuk ndihesh në i barabartë me nivelin që është aty, urdhëro dhe dil. Është shumë e pahijshme, me thënë ‘ndoshta këta nuk janë të nivelit tim’, sepse ju aty të gjithë përfaqësoni diçka dhe jeni të mbledhur me një shtëpi e pjesë e këtij formati”, i ka thënë pos tjerash, Anita pos tjerash Vedatit. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.