Anija kozmike e NASA-s në ‘formë të shkëlqyeshme” pas uljes në Mars

Anija kozmike e NASA-s në ‘formë të shkëlqyeshme” pas uljes në Mars

NULL NULL
2 months më parë

Tanimë është një robot i ri në sipërfaqen e Marsit

Agjencia Amerikanë e Hapësirës ka zbarkuar me sukses reverin e saj në një krater të thellë pranë ekuadorit të planetit të quajtur Jazero.

“Lajmi i mirë është se mendoj që anija kozmike është në gjendje të shkëlqyeshme”, tha Matt Wallace, zëvendësmenaxher i projektit të misionit.

Inxhinierët në kontrollin e misionit në Nasas në Kaliforni shpërthyen nga gëzimi kur ndodhi konfirmimi i prekjes së robotit me këtë planet.

Automjeti me gjashtë rrota tani do të kalojë të paktën dy vjet të ardhshme duke bërë shpime nëpër shkëmbinj, për të kërkuar prova nga jeta e kaluar.

Jazero mendohet të ketë mbajtur një liqen gjigant miliarda vjet më parë, dhe aty ku ka pasur ujë ekziston mundësia që të ketë pasur edhe jetë.