Lajmet e fundit

Kombëtarja e Anglisë ka arritur të zhbllokojë shifrat dhe të kalojë në epërsi ndaj Çekisë, falë golit të shënuar nga sulmuesi Anthony Gordon.
Në një duel mjaft dinamik, anglezët gjetën avantazhin pas një aksioni të ndërtuar mirë, ku Gordon u tregua i saktë brenda zonës duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke mos i lënë hapësirë reagimi portierit kundërshtar, raporton Klankosova.tv.
Sulmuesi anglez po vazhdon momentin e tij pozitiv para portës, duke konfirmuar formën e lartë dhe rëndësinë e tij në repartin ofensiv të “Tre Luanëve”.