Anglia nuk i kishte pësuar tre gola që nga viti 2007 (VIDEO) NULL NULL 11.09.2019 10:21 11.09.2019 10:21 Kur bëhet fjalë për ndeshje konkurruese, Kombëtarja e Kosovës del se është e para që ka realizuar tre gola kundër asaj të Anglisë që nga viti 2007. Përballja midis dy skuadrave u zhvillua në stadiumin “St Mary’s” dhe përfundoi me rezultat 5-3 në favor për nikoqirët, njofton Klan Kosova. Pavarësisht pesë golave të shënuara nga anglezët gjatë pjesës së parë, djelmoshat kosovarë arritën të rikuperohen mjaftë mirë gjatë pjesës së dytë duke shënuar edhe dy gola të tjera. E veçanta e kësaj ndeshje është se asnjë kombëtare nuk i ka shënuar tre gola kundër Anglisë në një ndeshje konkurruese që nga viti 2007. Hera e fundit kur Anglia ka pësuar tre gola është ajo gjatë ndeshjes me Kroacinë për t’u kualifikuar për Euro 2008. Në atë përballje, Anglia nuk arriti të kualifikohej në Euro 2008 për shkak të humbjes nga Kroacia me rezultat 2-3. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.