Lajmet e fundit

Kombëtarja e Anglisë e ka thelluar avantazhin në 2-0 përballë Çekisë, falë një finalizimi vrastar të kapitenit dhe sulmuesit kryesor, Harry Kane.
Goli i dytë erdhi pas një presioni të vazhdueshëm dhe një aksioni të ndërtuar me mjaft qetësi nga anglezët në zonën sulmuese, raporton Klankosova.tv.
Me të marrë topin, kapiteni i “Tre Luanëve” lëshoi një goditje të saktë e të fuqishme, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit çek dhe duke e dërguar sferën në rrjetë.
Më poshtë gjeni videon e golit: