Anglia do të shpërblejë lojtarët e saj me 14 milionë euro nëse dalin fitues në EURO2020 - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anglia do të shpërblejë lojtarët e saj me 14 milionë euro nëse dalin fitues në EURO2020

NULL NULL
11/06/2021

Lojtarët e përfaqësueses angleze do të ndajnë mes vete një bonus prej 14 milionë eurosh nëse arrijnë të bëhen finalistë në EURO 2020.

Nga 14 milionë euro do të thotë se çdo lojtar merr nga 500 mijë euro.

Por, yjet e Treluanëve do të duhet të presin deri në vjeshtë për paratë për shkak të rregullave të bashkëngjitura në huatë e Bankës së Anglisë për FFA.

Shuma e bonusit për Treluanët është më e madhja që ka qenë ndonjëherë për një turne të madh pasi UEFA ngriti fondin total të çmimit në 457 milionë euro.

Paratë e çmimit paguhen gradualisht në përputhje me përparimin e turneut të secilit vend, me fituesit që marrin 35 milionë euro nëse fitojnë çdo lojë në grup.

Federata e Futbollit Angleze do të mbajë 60 përqind të çdo fitimi, ndërsa pjesa e mbetur do të shkojë te lojtarët sipas një marrëveshjeje të arritur me grupin drejtues të Anglisë.

Organi drejtues i futbollit anglez huazoi 203 milionë euro për të ndihmuar në zbutjen e ndikimit të COVID-19 tek ekipet.

Por, kushtet e huasë nënkuptojnë se FFA është e ndaluar të paguajë bonuse derisa borxhi të jetë shlyer.

Në këtë fazë, kredia thuhet se nuk ka gjasa të paguhet para shtatorit, që do të thotë se lojtarët nuk do të shohin asnjë qindarkë deri atëherë.

Secili prej 24 kombeve që garojnë në evropian kanë mbledhur tashmë 10 milionë euro për kualifikim.

Vendet marrin 1.5 milion euro për një fitore në fazën e grupeve me 10 milionë më shumë përfitime për dy finalistët.