Angli, vdes gruaja që u godit nga motoçikleta e policisë mbretërore NULL NULL 24.05.2023 08:56 24.05.2023 08:56 Ka vdekur gruaja angleze që u shkel dy javë më parë nga një motoçikletë e policisë mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar. Helen Holland u godit në kryqëzimin e West Cromwell Road dhe Warwick Road në Earl’s Court më 10 maj. Familja e saj ka thënë që 81-vjeçarja “luftoi për jetën e saj për afër dy javë…mirëpo dëmi i pariparueshëm në trurin e saj i dha fund betejës së saj sot”. Hollandi kishte qenë në Londër për vizitë te motra e saj në kohën e aksidentit, dhe kishte qëndruar për dy javë në koma pas aksidentit. Ndërkohë, hetimet rreth këtij aksidenti ende janë duke vazhduar.
Kosova Drejtuesit e Malouf flasin për bashkëpunimin me Comodita: Produktet janë të standardeve amerikane (VIDEO) 2 months