Angli: Burgoset pasi kishte fjetur kur pacientja e saj ra nga dritarja - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Angli: Burgoset pasi kishte fjetur kur pacientja e saj ra nga dritarja

NULL NULL
06/09/2018

Doris Obi, kujdestare shëndetësore e një 87 vjeçare në Plymouth të Anglisë, u shpall fajtore për arsye se kishte qenë në gjumë kur pacientja e saj ka rënë nga dritarja dhe që më pas ka vdekur nga plagët.

E moshuara e cila vuante nga çmenduria, pësoi lëndime në kokë kur ra nga dritarja e dhomës së saj herët në mëngjes. Ajo nuk mundi t’i rezistojë dhimbjeve dhe vdiq pas një muaji, njofton Klan Kosova.

Kujdestarja u shpall fajtore për shkak të neglizhencës ndaj pacientes dhe se kishte fjetur në orar të punës.

Obi i ka mohuar akuzat se ka qenë në gjumë. Ajo ka thënë se ngjarja ndodhi kur ajo ishte larguar për pak minuta nga pacientja, për ta ndezur një dritë në dhomën tjetër.

Gjykata e ka shtyer shqiptimin e dënimit për datën 17 shtator. Obit mund t’i shqiptohen rreth 12 muaj burg, njofton Klan Kosova.