Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Angelina Jolie përmend Kosovën për Konventën e cila detyron qeveritë në mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

NULL NULL
18.09.2023 21:23

Aktorja e njohur, Angelina Jolie, ka përmendur Kosovën, në çështjen e të Konventës së të Drejtave të Fëmijëve.

Kjo për faktin, se ajo së fundi ka sjellë në treg botimin e saj më të ri, ”Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, të njëjtin të cilin, mund ta gjeni edhe në Kosovë, transmeton klankosova.tv.

Në një reagim të saj në Instagram, ajo madje edhe në gjuhën shqipe, ndahet mirënjohëse ndaj secilit aktivistë në Kosovë e Shqipëri, që zëshëm vepron për të drejtat e fëmijëve.

Ajo specifikon nenin 42 të Konventës e cila detyron qeveritë t’u sigurojnë fëmijëve të drejta të plota.

”Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.