Angelina Jolie e lanson markën “Atelier Jolie” NULL NULL 18.05.2023 22:07 18.05.2023 22:07 Aktorja amerikane, Angelina Jolie, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për adhuruesit e saj. Ajo ka bërë të ditur se do të lansojë në treg shumë shpejt markën e saj më të re, “Atelier Jolie”. “Po filloj diçka të re sot, një ateli ku të gjithë mund të krijojnë rroba”. “Atelier Jolie është një vend ku njerëzit kreativë mund të bashkëpunojnë me një familje të aftë dhe të larmishme të rrobaqepësve, ekspertëve dhe krijuesve të modele të shumëta”, ka shkruar Jolie në rrjetin social Instagram.