Angelina e zënë me punë, Brad do të kalojë më shumë kohë me fëmijët e tij NULL NULL 15.07.2019 16:30 15.07.2019 16:30 Brad Pitt që një kohë ka luftuar që të kalojë sa më shumë kohë me fëmijët e tij që nga ndarja me Angelina Jolie. Ai më në fund do ta arrijë këtë verë dhe do jetë bashkë me ta,sipas një raporti të ri, njofton Klan Kosova. “Angelina do të kalojë verën duke filmuar skenat e filmit të ri “Those Who Wish Me Dead”, prandaj kjo do t’i ofrojë më shumë kohë Bradit për t’u kujdesur për fëmijët”, thuhet në raportin e The Sun. “Ky është një hap i madh për të dhe fëmijët, të cilët e kanë pasur të kufizuar kohën e tyre me babanë e tyre, që nga ndarja e prindërve. Kjo duket si një gjë pozitive për të gjithë dhe për Brad kjo duket sikur është mbi hënë. Brad ftoi edhe prindërit e tij në rezidencën e tij në Los Angeles, kështu që ata do të kalojnë verën si një familje e madhe bashkë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.