10:53, 27 Qershor 2019

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, është parë sot përsëri teksa e kanë kapur të dridhura gjatë një ceremonie në Berlin.

E njëjta gjë asaj i ka ndodhur edhe tetë ditë më parë derisa e priste Presidentin e ri të Ukrainës.

Pamjet e sotme shfaqin 64 vjeçaren duke shtrënguar duart rreth belit derisa dridhej, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Asaj i është ofruar një gotë me ujë por të cilën ka refuzuar që ta pijë.

Herën e kaluar ajo ka thënë se ka pasur telashe me dehidrimin.

Zëdhënësi i saj ka thënë se ajo do të niset për në Japoni sipas planit.

“Gjithçka do të bëhet sipas planifikimeve. Kancelarja është mirë”, ka thënë Steffen Seibert.

Konkurs Pune

Lexo më shumë