Anëtarët e grupit që po performonte në Paris janë gjallë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarët e grupit që po performonte në Paris janë gjallë (VIDEO)

NULL NULL
14/11/2015

Rock grupi amerikan, Eagles of Death Metal, i cili në momentin e sulmit terrorist ishte duke performuar në sallën e koncerteve Bataclan, është shëndosh e mirë.

Anëtarët e tij e kanë ndërprerë për një kohë të pacaktuar turneun e tyre nëpër Evropë, transmeton Klan Kosova.

Në këtë fundjavë ata kishin në plan të këndonin në veri të Francës, kurse të dielën në Bruksel.

“Grupi do të kthehet në SHBA”, ka thënë zëdhënësi i grupit.

David Ian Hughes, që është vëllai i vokalistit të bendit, Jesse Hughes, ka shkruar një status në Facebook duke treguar se anëtarët e grupit janë “në rregull”.

Kurse për ta ka shkruar edhe gruaja e bateristit, Julian Dorio.

“Zemra ime për momentin është në Paris. Jam duke bërë miliona lutje që burri im të kthehet shëndosh – së bashku me gjithë të tjerët që gjenden aty”, është shprehur ajo.

 

Pamje nga koncerti tragjik, disa minuta para sulmit terrorist.