Anëtarët e grupit ABBA nuk do të paraqiten në 50 vjetorin e fitores së tyre në Eurovizion - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarët e grupit ABBA nuk do të paraqiten në 50 vjetorin e fitores së tyre në Eurovizion

NULL NULL
25.05.2023 09:40
ABBA

Dy anëtarë të grupit ABBA thanë në një intervistë se grupi nuk do të performojë vitin e ardhshëm në Eurovizion, i cili do të mbahet në Suedi.

Në një intervistë për BBC, Björn Ulvaeus dhe Benny Anderson deklaruan se nuk ka asnjë mënyrë që grupi të performojë në Eurovizionin e ardhshëm, pavarësisht 50-vjetorit të fitores së tyre.

Suedia do të organizojë ngjarjen për herë të shtatë pasi Lauryn fitoi në Liverpool, fitorja e parë ishte ajo e ABBA-s më 1974.

“Nuk e dua këtë. Dhe nëse nuk dua unë, as të tjerët nuk do të duan. Është e njëjta gjë për secilin nga ne të katërt. ‘Nëse dikush thotë jo, është jo’”, tha Anderson.

Ulveus shtoi: “Ne mund të festojmë 50 vjetorin e ABBA-s pa ne në skenë”.

Grupi i famshëm muzikor, që përbëhej nga Agnetha Faltsky dhe Ani-Fried Lingstad, përveç atyre të dyve, u bënë të njohur pas fitores së Eurovizionit dhe më pas ishin ndër grupet më të shitura në botë.

Edhe pse ishin aktivë vetëm deri në vitin 1981, përmbledhjet e mëvonshme i rikthyen dhe i mbajtën në lista të caktuara për performanca, dhe në vitin 2021 ata regjistruan një album të ri, i pari në 40 vjet.

Më pas filluan një format të ri koncertesh me avatarë të rinovuar në mënyrë digjitale, të cilët i quanin “avatar” dhe që performojnë në Londër dhe për të cilin do të donin të performonin edhe në Australi.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.