Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarësimi në KiE, Tahiri: Luftën e kemi me Serbinë jo me njëri-tjetrin (VIDEO)

NULL NULL
16.04.2024 18:57
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri; Foto: Klan Kosova;

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se delegacioni i Kosovës ka bërë punë të mjaftueshme dhe më të duhurën deri tani për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës nga Strasburgu i Francës ku po mbahet votimi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare, ai ka theksuar se të gjithë përfaqësuesit e partive të vendit janë një zëri për Kosovën duke punuar.

“Luftën politike nuk e kemi ndalë, këtu e kemi me Serinë dhe mbështetësit e këtij shteti që e kanë pasë një qasje shumë të egër në diskutime. Betejën e kemi karshi Serbisë, brenda ajo është politikë e brendshme”.

“Mendoj se asnjë parti nuk fiton asnjë votë që këtu tregojmë se si jemi më të mirë apo më të këqinj, i kemi mendimet tona por i themi kritikat”, ka thënë Tahiri. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.