Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Anëtarë të VV-së takojnë politikanët shqiptarë nga Lugina, i urojnë suksese në zgjedhjet lokale partisë së Kamberit

NULL NULL
28.02.2024 20:05

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, bashkë me anëtarë të tjerë të kësaj partie kanë pritur delegacionin e Partisë së Veprimit Demokratik, të prirë nga deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Gjatë takimit, Rama dhe anëtarë të tjerë të VV-së e uruan për fitoren në zgjedhjet e fundit në Serbi, platformës politike “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon –Shaip Kamberi”.

“Falë besimit të madh qytetar e rezultatit të paparë ndonjëherë shqiptarët e Luginës vazhdojnë të kenë një përfaqësues të denjë që përfaqëson vërtetësisht interesat e shqiptarëve të Luginës”.

“Pas zgjedhjeve të përgjithshme atje, brenda pak kohësh Lugina do t’i nënshtrohet edhe procesit të zgjedhjeve lokale për çka i uruam, po ashtu suksese të radhës e punë të mbarë në procesin elektoral”, thuhet në njoftimin e VV-së, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, VV-ja tha se mbetet e përkushtuar në mbështetjen për subjektet politike shqiptare, që sipas tyre, pos dimensionit politik progresiv, mbrojnë pa luhatje interesat shqiptare dhe avokojnë të drejtat e komunitetit shqiptar kudo.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.