Andy Murray kualifikohet në gjysmëfinalet e turneut në Munich NULL NULL 02.05.2015 15:38 02.05.2015 15:38 Andy Murray, kampion olimpik në 2012, tenisti i 3-të në renditjen botërore, është kualifikuar për në gjysmëfinalet e turneut te tenisit në Munich, pasi mundi të shtunën çekun Lukas Rosol, 4-6, 6-3, 6-2. Veç skocezit, kreu i serisë N.1, në çerekfinalen tjetër ka fituar spanjolli Roberto Bautista Agut (N.3), i cili mundi domenikanin Victor Estrella Burgos, 4-6, 6-0, 6-0. Ne dy çerekfinalet e tjera të këtij turneu do te ndeshen austriaket Dominic Thiem dhe Gerald Melzer, si dhe gjermani Philipp Kohlschreiber me belgun David Goffin