Andrew Tates i vazhdohet masa e paraburgimit për 30 ditë NULL NULL 10.01.2023 21:21 10.01.2023 21:21 Andrew Tate do të mbetet i arrestuar me akuza për krim të organizuar dhe trafikim të qenieve njerëzore. Tate dhe vëllai i tij janë akuzuar si pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. Ata u arrestuan më 29 dhjetor në veri të Bukureshtit, së bashku me dy femra të dyshuara rumune. Të katër kundërshtuan vendimin e gjyqtarit për zgjatjen e afatit të arrestit nga 24 orë në 30 ditë. Megjithatë, gjykata e apelit në Bukuresht e ka hedhur poshtë kërkesën. Një dokument që shpjegon motivimin e gjyqtarit për zgjatjen tha se “mundësia që ata të shmangin hetimet nuk mund të shpërfillet” dhe ata mund “të largohen nga Rumania dhe të vendosen në vende që nuk lejojnë ekstradimin”.
Kosova Haradinaj: Kosova synon të jetë në NATO dhe në rresht me shtetet prijëse të demokracisë në botë 2 months