Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Andrea Tedesco në krye të kombëtares shqiptare U-17

NULL NULL
20.07.2024 11:13
Andrea Tedesco
Andrea Tedesco

Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ka arritur akordin me teknikun italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare U-17.

Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë njëvjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Evropian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës.

Gjithashtu Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë në krye të Shqipërisë U-17 për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit, bën me dije FSHF-ja.

“Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentet si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Evropian U-17, që do të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.