Andi Zeqiri synim i skuadrës franceze Nice NULL NULL 14.08.2020 11:05 14.08.2020 11:05 Sulmuesi kosovar Andi Zeqiri është bërë shënjestër e skuadrës franceze, Nice. Lajmi është bërë i ditur nga mediumi ‘Actufoot’ të cilët shkruajnë se Zeqiri tashmë mund të bëhet pjesë e kampionatit elitar në Francë, transmeton Klan Kosova. “Pas ardhjes së dy futbollistëve zviceran, Nice mund të transferoj edhe futbollistin e tretë nga ky vend. Sulmuesi i Lausanne-Sport, Andi Zeqiri tashmeë është synim i kësaj skuadre”, shkruan ky medium. 22 vjeçari në ediconin e fundit në Zvicër shkëlqeu duke shënuar 22 gola dhe duke dhuruar dhjetë asistime ne 37 ndeshje. Kurse, së fundi Zeqiri ka pranuar t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës në futboll. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025