Ancelotti thotë se Reali nuk do të fokusohet te Haalandi NULL NULL 16.05.2023 19:33 16.05.2023 19:33 Nëse Real Madridi do që të arrijë në një finale të dytë radhazi të Ligës së Kampionëve, do të duhet ta mbulojë mirë Erling Haalandin. Haaland ka qenë në formë të bujshme për Manchester City këtë sezon, dhe tashmë ka thyer rekordin e golave në Premier League, me tre ndeshje ende për t’u luajtur për kampionët në fuqi. Megjithatë, ai u mbulua mirë gjatë ndeshjes së parë të javës së kaluar, kryesisht falë paraqitjes së Antonio Rudiger. Pavarësisht kësaj, ai do të jetë ende një kërcënim i madh për ndeshjen e dytë të së mërkurës në “Etihad Stadium”. Carlo Ancelotti, duke folur në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, e kupton plotësisht se sa problem mund të jetë Haaland, megjithëse nuk është fokusi i tij i vetëm në lidhje me Man City. “Kur vlerësojmë një ekip, nuk fokusohemi vetëm te një lojtar. Në tërësi, duhet t’i qasemi mirë aspektit mbrojtës të lojës me stafin stërvitor”, u shpreh Ancelotti. Nuk ka dyshim se Haaland është aktualisht sulmuesi më i mirë në planet për momentin. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.