Lajmet e fundit

Davide Ancelotti ka zbuluar se babai i tij, Carlo Ancelotti, e telefonon pas çdo ndeshjeje të Lille për të diskutuar rreth paraqitjes së skuadrës.
“Babai im më telefonon pas çdo ndeshjeje për të bërë një analizë të saj. Është bërë një rutinë”, ka treguar Davide Ancelotti, transmeton Klankosova.tv.
Edhe pse Carlo Ancelotti ndodhet larg Lille, ai vazhdon ta ndjekë nga afër punën e djalit të tij, duke i dhënë vlerësimet dhe këshillat e tij pas çdo takimi.