Ancelotti përgjigjet nëse do të ketë transferime të reja tek Real Madrid NULL NULL nga Shpend Spahija 30.01.2023 10:50 nga Shpend Spahija 30.01.2023 10:50 Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes me Real Sociedad ka folur edhe për afatin kalimtar të janarit. “Afati kalimtar për neve është i mbyllur, Askush nuk largohet dhe askush nuk vjen. Asgjë nuk do të ndodhë në janar”, ka deklaruar trajneri italian, sipas gazetarit Fabrizio Romano. Të vetmën marrëveshje që e kanë arritur spanjollët në afatin kalimtar të dimrit është ai i sulmuesit brazilian Endrick, i cili do të transferohet në verën e vitit 2024 në Real Madrid nga Palmeiras. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 21 orë më parë