Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti para ndeshjes kthyese me Man Cityn: Edhe 90 minuta të tjerë, gjithçka mund të ndodh

NULL NULL
16.04.2024 19:27

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për media një ditë para ndeshjes kthyese ndaj Manchester Cityt, që zhvillohet në kuadër të Champions League, shkruan klankosova.tv

Sipas trajnerit Ancelotti, ndeshja e parë ishte e barabaartë, duke shtuar se kanë 90 minuta përpara dhe se gjithçka mundet të ndodh.

“Ndeshja e parë ishte e barabartë, me një rezultat të barabartë dhe ka edhe 90 minuta të tjera në të cilat gjithçka mund të ndodhë. Ne kemi besim”, tha Ancelotti.

Ancelotti ndër tjerash potencoi se ndeshjet me Manchester Cityn kanë qenë gjithmonë spektakolare.

“Në dy-tre vitet e fundit ne jemi përballur me ManCity dhe ato kanë qenë gjithmonë ndeshje spektakolare. Mendoj se nesër do të jetë e njëjta gjë, një lojë spektakolare dhe shumë argëtuese”, tha ai, përcjell klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.