Ancelotti konfirmon se Casemiro dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti konfirmon se Casemiro dëshiron t’i bashkohet Manchester Unitedit

NULL NULL
19/08/2022

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka konfirmuar se Carlos Casemiro dëshiron të bashkohet me Manchester United.

Ancelotti tha se kishte folur me Casemiron dhe se lojtari brazilian donte një sfidë të re dhe se nuk do të udhëtonte në Vigo për ndeshjen e nesërme të Realit, teksa negociatat po vazhdojnë.

“Kam folur me të dhe ai dëshiron të provojë diçka të re. Klubi është mirëkuptues për shkak të llojit të personit që është Casemiro. Negociatat janë duke vazhduar dhe ende nuk është vendosur asgjë, por dëshira e tij për t’u larguar është e qartë”, tha Ancelotti.

“Nëse ai shkon, nuk ka dyshim për respektin dhe dashurinë që ekziston për të këtu”, shtoi trajneri.

Casemiro ka fituar 18 trofe të mëdhenj gjatë periudhës së tij nëntëvjeçare në Bernabeu, duke bërë mbi 300 paraqitje për skuadrën spanjolle, raporton DailyMail, transmeton Klankosova.tv.