Ancelotti i del krah Ronaldos NULL NULL 30.04.2015 16:58 30.04.2015 16:58 Heshtja e golave në të cilën ka rënë asi portugez nuk ka kaluar pa u përfolur nga gazetarë e analistë. Por, kjo nuk i duket shqetësuese trajnerit Carlo Ancelotti. Ai e konsideron të përmbushur detyrën e portugezit i cili deri tani ka shënuar 50 gola, edhe sikur “Topi i Artë” për 2014 të mos shënojë më. “Nëse Cristiano nuk do të shënon gol deri në fund të sezonit, unë përsëri do të jem i lumtur. Ai tashmë ka shënuar 50 gola në këtë sezon të garave”, tha Ancelotti. Trajneri italian nuk la pa folur edhe për garën për titull të Spanjës, kur diferenca me liderin Barcelonën është vetëm dy pikë, me katër ndeshje të mbetura deri në përfundim të kampionatit. “Ne jemi të bindur se ne mund t’i fitojmë katër ndeshje e mbetura në La Liga. Ne nuk jemi të shqetësuar në lidhje me rezultatet e Barcelonës”, nënvizoi Don Carlo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.