Ancelotti: Dua të qëndroj NULL NULL 22/05/2015 22/05/2015 Carlo Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij që të qëndrojë edhe më tutje te Real Madrid. Ai ka thënë se ka ende punë për të bërë te klubi madrilen. “Nuk kam folur ende me zyrtarët e klubit për të ardhmen time, ashtu si nuk kanë folur ata. Unë ende mendoj se do të jem në krye të Real Madrid” ka thënë Ancelotti. Ai ka thënë që pas ndeshjes me Getafen do të ulen dhe do të bisedojnë për të ardhmen e tij dhe të ardhmen e klubit. “Zyrtarët e klubit më kanë thënë që në fund të sezonit do të kenë një takim me mua” Ancelotti ka thënë se nëse klubi dëshiron që ta ndërrojë trajnerin, për të do të jetë një vendim i pranueshëm, duke theksuar se për dy vite ka arritur të korrë suksese. Por, pavarësisht të gjithave ai ka thënë se dëshiron që të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.
Kino dhe Teatër Dokufest-i gjallëron Prizrenin kulturalisht dhe ekonomikisht (VIDEO) 21 sekonda më parë
Covid-19 CDC i jep fund rekomandimeve për distancim social dhe karantinën për COVID-19 26 minuta më parë