Ancelotti: Dua të mbetem në Madrid - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ancelotti: Dua të mbetem në Madrid

NULL NULL
14/05/2015
Carlo Ancelotti foli për të ardhmen e tij, "Duhet ta përfundojmë sezonin sa më mirë, pastaj flasim; kështu shkojnë këto gjëra".

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, foli pas barazimit të së mërkurës kundër Juventus, në gjysmëfinale të Champions League, që eleminoi mbretërit.

Ai e quajti si të gjysmëpërmbushur punën e ekipit të mërkurën mbrëma.

“Ekipi u përpoq shumë, bënë gjithçka mundën. Ne sulmuam Juventusin dhe krijuam shumë raste para portës. Nëse do të flisja për pendime, them se pendohem se në ndeshjen e parë nuk luajtëm me aq intensitet”.

Don Carlo foli edhe për të ardhmen e tij, që është në qendër të spekulimeve, tash pas eleminimit në Champions.

“Nuk ka kuptim që të flas për të ardhmen time tash. Lojtarët e mi dhanë 100 përqind të vetes, kështu që nuk mund t’i fajësoj. Jemi të trishtuar pas eleminimit, por duhet të shohim përpara, në në ardhmen. Kemi edhe dy ndeshje për të përfunduar sezonin. Pastaj mund të flasim për të ardhmen”.

Ancelotti foli edhe për favoritin, sipas tij, për të fituar trofeun e Champions.

“Në këtë moment favorit është Barcelona, por gjithçka mund të ndodhë në finale”.